Shërbimi: Përgatitja e një raporti përshkrues mbi vlerat ushqyese të produkteve ushqimore të përgatitura nga gratë Rome dhe Egjiptiane
Vendndodhja: Bilisht, Shqipëri
Organizata: Shoqata Qëndistaret
Fillimi i kontratës: 29 .04.2024
Afati për ofrimin e shërbimit: 15 ditë
Linja buxhetore: 3.6
Informacion mbi projektin:
Shoqata Qëndistaret është një organizatë jo fitim-prurese e cila ka në fokus t’ju vijë në grave dhe vajzave të pakicave Rome dhe Egjiptiane. Në kuadër të projektit ““Vetëpunësimi i grave Rome dhe Egjiptiane si një mundësi për të ulur nivelin e papunësisë””, si pjese e “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, Financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), organizata synon të krijojë mundësi vetëpunësimi nëpërmjet përgatitjes së produkteve ushqimore, tradicional të zonës së Devollit. Shoqata Qëndistaret, ju fton të ofroni shërbimin tuaj për hartimin e një raporti përshkrues mbi vlerat ushqyese dhe cilësinë e produkteve ushqimore tradicionale (petka, dromka, trahana) të përgatitura nga gratë Rome dhe Egjiptiane. Raporti përshkrues do të shërbejë si dokument referimi për të garantuar sigurinë ndaj klientit si dhe për marketingun e produkteve
Për sa më sipër, cdo informacion i nevojshëm për produktet dhe shërbimet e ofruara do t’ju vihet në dispozicion nga stafi i zbatimit të projektit
Roli i ofruesit të shërbimeve:
- Zhvillimi i takimit me stafin e projektit për të kuptuar qëllimin e hartimit të projektit
- Zhvillimi i takimit me përfituesit e projektit për të kuptuar procesin e përgatitjes së produkteve ushqimore
- Hartimi i raportit përshkrues mbi vlerat ushqyese të produkteve ushqimore
Kriteret:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë
- Të ketë përvojë të mëparshme në hartimin e raporteve apo analizave të ngjashme
- Të njohë formimin dhe kulturën e minoriteteve Rome dhe Egjiptiane
- Të jetë i/e gatshme të realizojë takime me grupet përfituese në qytetin e Bilishtit
Dokumentat që duhen dorëzuar: - Një kopje e diplomës
- Një kopje e mjetit të identifikimit
- CV
- Oferta Financiare
- Numri i llogarisë bankare
Afatet për dorëzimin e dokumentave:
Afati për dorëzimin e dokumentave është data 25. 04.2024 Dokumentacioni mund të dërgohet online, tek email: