Shoqata “Qendistaret” e krijuar nga fundi i vitit 2006, paraqet një model alternativ punësimi dhe përfshirjeje sociale për gratë Rome dhe Egjiptiane të Rajonit të Korçës dhe me gjerë duke i dhënë atyre mundësi të gjenerojnë të ardhura modeste duke përdorur aftësitë e tyre tradicionale të punës së dorës si qendisje, punë me grep, punë me shtiza, produkte artizane etj.
Fillimisht e krijuar nga një grup prej 7 gra dhe vajza, tashmë kjo shoqatë numëron 30 gra të cilat janë të përfshira në mënyrë aktive në punë të ndryshme artizanale duke prodhuar modele që kanë gjetur treg jo vetëm në qytetin e Korçës por edhe në qytete të tjera të vendit. Produktet e kësaj shoqate janë ekspozuar në disa panaire të organizuara deri më tani dhe gjithmonë kanë marrë një vlerësim pozitiv nga blerësit dhe adhuruesit e punimeve tradicionale.
Krijimi i gati 20 modeleve të reja të kryera me punë dore si qëndisje, punë me grep, punë me shtiza, qëndisje me rruaza, etj;
Krijimi i një katalogu on-line me produktet e prodhuara;
Vendosja e kontakteve me disa kompani vendase dhe të huaja;
Ngritja e fondeve duke aplikuar në donatorë
Pjesamarrja e grave te shoqates ne aktivitete te ndryshme sensibilizimi, mbi te derjtat e tyre dhe te femijeve. Lexime keshillimi dhe diskutime ne grupe mbi problemet e komunitetit rom dhe atij egjiptian si psh.
Pjesemarrja e punimeve te ndryshme neper panaire komberate dhe lokale