Ne ditet e fundit te vitit 2023, kemi zhvilluar ne pedonalen e qytetit te Bilishtit, ne partneritet me Bashkia Devoll , nje panair ne te cilin jane ekspozuar sapunet artizanale 🫧🧪 te punuar nga grate rome dhe egjiptiane te rikthyera. Panairi u realizua ne bashkepunim me Qendistaret Artizane per te ekspozuar gatimet tradicionale te zones si dromka, petka dhe trahanaja.
Ky aktivitet realizohet ne kuader te projektit “ATER, art dhe teknike nga egjiptianet dhe romet” si pjese e “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, Financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga United Nations Development Programme – UNDP