Hartimi i një plan biznesi dhe marketingu

Picture of Shoqata Qendistare

Shoqata Qendistare

Shërbimi: Hartimi i një plan biznesi dhe marketingu në kuadër të projektit “Vetëpunësimi i grave Rome dhe Egjiptiane si një mundësi për të ulur nivelin e papunësisë”


Vendndodhja: Bilisht, Shqipëri
Organizata: Shoqata Qëndistaret
Fillimi i kontratës: 22.11.2023
Afati për ofrimin e shërbimit: 15 ditë
Linja buxhetore 3.2


Informacion mbi projektin:
Shoqata Qëndistaret është një organizatë jo fitim-prurese e cila ka në fokus t’ju vijë në grave dhe vajzave të pakicave Rome dhe Egjiptiane. Në kuadër të projektit ““Vetëpunësimi i grave Rome dhe Egjiptiane si një mundësi për të ulur nivelin e papunësisë””, si pjese e “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, Financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), organizata synon të krijojë mundësi vetëpunësimi nëpërmjet përgatitjes së produkteve ushqimore, tradicional të zonës së Devollit. Shoqata Qëndistaret, ju fton të ofroni shërbimin tuaj për hartimin e një plan biznesi dhe marketing. Plani i hartuar do të shërbëjë si një referim për të zhvilluar më tej aktivitetin ekonomik dhe shitjen e produkteve ushqimore të prodhuara nga gratë Rome dhe Egjiptiane. Periudha kohore e angazhimit do të jetë 15 ditë që nga nënshkrimi i kontratës.


Roli i ofruesit të shërbimeve:

  • Zhvillimi i takimeve me target grupin e projektit
  • Zhvillimi i takimeve me stafin e projektit
  • Draftimi i planit të biznesit dhe marketingut
    Kriteret:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  • Të ketë përvojë të mëparshme në hartimin e planeve të biznesit
  • Të jetë i/e gatshme të realizojë analizë të tregut përpara draftimit të planit të biznesit
  • Të jetë i/e gatshme të realizojë takime me grupet përfituese në qytetin e Bilishtit
    Dokumentat që duhen dorëzuar:
  • Një kopje e diplomës
  • Një kopje e mjetit të identifikimit
  • CV
  • Oferta Financiare
  • Numri i llogarisë bankare
    Afatet për dorëzimin e dokumentave:
    Afati për dorëzimin e dokumentave është data 18.11.2023. Dokumentacioni mund të dërgohet online, tek email më poshtë: