Shërbimi: Hartimi i një raporti mbi impaktin e rezultateve të projektit “ Vetëpunësimi i grave Rome dhe Egjiptiane si një mundësi për të ulur nivelin e papunësisë”
Vendndodhja: Bilisht, Shqipëri
Organizata: Shoqata Qëndistaret
Fillimi i kontratës: 29.04.2024
Afati për ofrimin e shërbimit: 16 ditë
Linja buxhetore 3.5
Informacion mbi projektin:
Shoqata Qëndistaret është një organizatë jo fitim-prurese e cila ka në fokus t’ju vijë në grave dhe vajzave të pakicave Rome dhe Egjiptiane. Në kuadër të projektit “Vetëpunësimi i grave Rome dhe Egjiptiane si një mundësi për të ulur nivelin e papunësisë”, si pjese e “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, Financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), organizata synon të krijojë mundësi vetëpunësimi nëpërmjet përgatitjes së produkteve ushqimore, tradicional të zonës së Devollit. Shoqata Qëndistaret, ju fton të ofroni shërbimin tuaj e një raporti mbi impaktin e zbatimit të projektit. Angazhimi juaj është për një periudhë 16-ditore përgjatë muajve dhjetor 2023- qershor 2024. Raporti do të përdoret si një dokument referimi për të nxitur institucionet publike, kryesisht Agjensinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit, për përfshirjen e këtij target grupi në programet e vetëpunësimit/punësimit.
Roli i ofruesit të shërbimeve:
- Zhvillimi i takimeve me target grupin e projektit
- Draftimi i raportit mbi impaktin e projektit tek grupet përfituese
Kriteret: - Të ketë përfunduar arsimin e lartë
- Të ketë përvojë të mëparshme në hartimin e raporteve apo analizave të ngjashme
- Të njohë formimin dhe kulturën e minoriteteve Rome dhe Egjiptiane
- Të jetë i/e gatshme të realizojë takime me grupet përfituese në qytetin e Bilishtit
Dokumentat që duhen dorëzuar: - Një kopje e diplomës
- Një kopje e mjetit të identifikimit
- CV
- Oferta Financiare
- Numri i llogarisë bankare
Afatet për dorëzimin e dokumentave:
Afati për dorëzimin e dokumentave është data 29.04.2024 Dokumentacioni mund të dërgohet online, tek email më poshtë: - qendistaret.artizane@gmail.com